Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, infektohen 71 persona gjatë 24 orëve të fundit

0
Gjigandi

Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në total gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 71 persona.
Teksa një ditë më parë u shënuan 61 raste, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektimeve me Covid-19 ku janë regjistruar 71 raste.
Dy ditë radhazi, Shqipëria ka shënuar 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 53. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të dy pacientët vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu