Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit, mbi 39 mijë vetëm në prill

0
Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit, mbi 39 mijë vetëm në prill
Gjigandi

Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria drejt Italisë është reflektuar dhe në rritjen e numrit të udhëtarëve, të cilët kanë lundruar nga porti i Durrësit drejt Barit dhe Ankonës dhe anasjelltas, ka thënë Autoriteti i Portit të Durrësit në një njoftim për shtyp.

Referuar të dhënave zyrtare të portit, përgjatë muajit prill 2022 tragetet kanë kryer 73 lundrime, duke transportuar 39,900 pasagjerë, ose krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje me 11,469 pasagjerë më shumë.

Po të njëjtat burime, saktësojnë se 19,200 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë muajit prill, ndërsa 19,920 pasagjerë regjistruar në dalje, ndërsa bashkë me ta janë regjistruar dhe 7,730 automjete dhe 7,420 kamionë e trailerë.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu