Rrezikon 13 vite/ Arrestohet shqiptari ne kufi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Arrestohet një shqiptar, 30-vjeçar në Greqi pasi ishte në arrati prej dy vitesh për trafik droge. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar shqiptar që u përpoq të kthehej në atdheun e tij përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavijës. Liria e tij zgjati vetëm dy vite pasi ishte në arrati ku më parë ai ishte arrestuar në Igumenica me një akuzë trafikim hashashi dhe u dënua me një dënim të rëndë. Oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave zbuluan se ai ishte në pritje të një dënimi me 13 vjet burg dhe me 100 000 euro gjobë për transport dhe shpërndarje të narkotikëve, ku prokurori i Janinës urdhëroi burgimin e tij në burgun e Stavraki. I arratisuri shqiptar u arrestua më 31 tetor 2017 në Igoumenitsa, së bashku me një shtetas, ku në makinën e tij oficerët e DIAS. dhe Njësia e Përmbarimit të Drogës që sekuestruan 11 pako me kanabis të papërpunuar me peshë 10 kg dhe 228 gram, së bashku me makinën dhe 950 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu