Rreth 100 shahistë në turneun e shtatë memorial “Fadil Nimani – Tigri”

0
Rreth 100 shahistë në turneun e shtatë memorial “Fadil Nimani – Tigri”
Gjigandi

Nën organizim të klubit të shahut “Teuta” dhe nën patronatin e komunës së Likovës nesër (e diel, 15 maj) do të zhvillohet turneu i shtatë memorial ndërkombëtar në shah “Fadil Nimani-Tigri”.

Turneu do të filloj në ora 10:30 minuta dhe do të mbahet në ambientet e restaurant “Panorama” në Likovë.

Për shahistët më të mirë janë paraparë shpërblime në të holla, medalje, kup dhe diploma.

Do të shpërblehen shahistët më të mirë nga vendi i parë deri te i gjashti (vendi 1-150 euro, vendi 2-120 euro, vendi 3-100 euro, vendi 4-70 euro, vendi 5-50 euro dhe vendi 6-20 euro), si dhe shahisti më i mirë vendor (20 euro) dhe shahistja më e mirë për femra U18 (20 euro).

Organizatori Agim Shemshiu ka deklaruar për Open-TV se gjithcka është gati për fillimin e turneut. Ai ka bërë me dije se në turne janë paraqitur të marrin pjesë rreth 100 shahistë nga vendi dhe Kosova, mes të cilëve edhe Nderim Saraci nga Mitrovica. .

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu