Rrëfimi për burrin që solli në jetë një vajzë

Transgjinori Chris Rehs–Dupin vendosi të mbetej shtatzënë dhe të niste një familje me bashkëshorten Amy, pasi ajo nuk po mundte të ngelte shtatzënë.

Ata u njohën dhe ranë në dashuri në të 20–at e tyre dhe që nga ai moment e dinin se dëshironin të krijonin një familje së bashku.

Chris, i lindur femër me emrin Christina, e kishte nisur transformimin për t’u kthyer në mashkull, për këtë arsye ata vendosën që Amy do të ishte nëna biologjike.

Por pasi të gjitha përpjekjet dështuan Chris vendosi që ta mbante ai fëmijën.

Ai lindi në mënyrë natyrale më 20 Dhjetor të 2014–ës dhe sot çifti ka një vajzë 2 – vjeçare.

E pasi solli në jetë fëmijën, Chris rinisi trajtimin mjekësor dhe në Janar të 2016– ës nisi marrjen e testosteroneve, çdo 10 ditë, duke kompletuar edhe transformimin e tij në mashkull.

Gjatë kësaj kohe, më në fund Amy ngeli shtatzënë dhe sot ata janë prindër të dy vogëlushëve.

Kontrolloni gjithashtu

Një histori e pabesueshme: Letër familjes dy vjet pas vdekjes

Kur në vitin 2001 kishte ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit, Brenda Schmitz kishte lënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *