Rrëfimi mes lotëve i gruas: Bashkëshorti më gjuan me kaçavida dhe thika

0
Gjigandi

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar Adela. Në fakt ky është një emër i rremë që ajo ka zgjedhur të mbajë, pasi nuk dëshiron të bëj publik identitetin e saj. Adela rrëfeu në studio një histori të dhimbshme. Zbuloi se bashkëshorti e dhunon vazhdimisht, dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë, i ka të skeptrit autik dhe ka frikë për ta. Ndër të tjera gruaja tha se bashkëshorti e kërcënon herë me thikë dhe herë me kaçavidë, ndërsa jo pak herë i ka thënë se do ta vrasë.

“Në fillim ishte shumë mirë, unë sapo u martova mbeta shtatzëne me fëmijën e parë. Fëmija ishte një vjeç, pas një viti e shikoj që burri pinte ilaçe. E pyeta se përse i pinë, më tha se më dhemb koka. Pas disa muajsh e pash që ai konsumonte ilaçe vazhdimisht. Në fillim ishte shumë i qetë. Ndërsa në 5 vitet e fundit ai më dhunon vazhdimisht, sepse ndërpreu ilaçet. Nuk e mora vesh kurrë se përse i ndërpreu ilaçet. Por ai konsumonte alkool dhe ilaçet nuk i bënin efekt. Fëmijët kishin problem, fëmijët i kam të spektrit autik, një djalë dhe një vajzë. Ata nuk flasin dhe nuk ecin. Prindërit më thonë atë fat ke dhe atë mbaj. I kam thënë që ai ushtron dhunë ndaj meje dhe ato thonë që duroje. Ka pasur raste që bashkëshorti ka dhunuar dhe babain e tij. Mjeku tha që është skizofreni. Ai nuk i merr mjekimet dhe thotë se jam mirë. Unë fle me frikë çdo natë. I merr thikat dhe kaçavidat dhe i mban poshtë jastëkut. Kam frikë se gjatë natës më bën ndonjë gjë, ai gjatë gjithë kohës vetëm kërcënime ka. Kam frikë për fëmijët. Më ka thënë shumë herë se do të vras. Unë kam frikë, se ç’a nuk ndodh. Unë fle në dhomë të ndarë me të, sepse në gjendjen që janë fëmijët kam frikë”, u shpreh Adela.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu