Rrëfimi i tmerrshëm i nënës: Nuk mbaj mend sa foshnje kam vrarë

Ka nisur në Gjermani gjyqi ndaj një nëne e cila akuzohet për vrasje, pasi në apartamentin e saj u zbuluan 8 bebe të vdekura. Para gjykatës, ajo pranoi se ka vrarë disa prej tyre, por nuk e mban mend sa.

45 – vjeçarja, e identifikuar si Andrea G, akuzohet për të paktën 4 vrasje të shkallës së parë, në një çështje gjyqësore që po zhvillohet në gjykatën e Coburg.

Bashkëshorti i saj 55 – vjeç, Johann G akuzohet për moskallëzim krimi.

Çifti kishte 3 fëmijë që jetonin më ta në shtëpinë e tyre në Wallenfels të Bavarisë dhe secili prej bashkëshortëve kishte nga dy fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Sipas “DailyMail”, hetuesit thonë se nuk kanë mundur ende të përcaktojnë nëse 4 prej foshnjeve lindën të gjallë ose jo.
apratamenti
Gjatë seancës së ditës së sotme, avokati mbrojtës i gruas u pyet sesa nga 8 foshnjet e gjetura janë vrarë nga ajo.

Ai u përgjigj: “Mund të jenë 2, 3 ose 4”.

Në dëshminë e saj të lexuar nga avokati, Andrea tha se i kishte lindur të tetë fëmijët në shtëpi, vetëm dhe se secilin prej tyre i kishte mbështjellë me peshqir.

Avokati tha se ajo mbyste çdo bebe që lëvizte ose qante dhe më pas i vendoste ato në qese plastike dhe i fshihte nëpër aparatament.

Çifti nuk dëshironte më fëmijë, por nuk përdorte masa mbrojtëse, që do të thotë se Andrea ishte thuajse gjatë gjithë kohës shtatzënë, përgjatë 10 viteve të fundit.

Në Gjermani, vrasja dënohet me 15 vite burg. Ky është një ndër rastet që shokoi opinionin publik dhe gjykata pritet ta japë verdiktin të mërkurën.
jashte
Kjo nuk është hera e parë që ky vend tronditet nga raste të ngjashme.

Në Maj, një grua u dënua me 44 muaj në burg, pasi vrau dy fëmijët e saj e më pas i fshehu në frigorifer.

Në Tetor të 2013 – ës, një punëtor ndërtimi gjeti skeletët e dy foshnjeve, të vdekura që prej 1980 –ës.

Në 2008 –ën, një 42 – vjeçare u dënua për vrasjen e 8 foshnjeve të saj, të cilët i kishte fshehur nëpër vazo lulesh dhe vende të tjera nëpër shtëpi. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *