Rrëfehet gruaja e presidentit Zelensky: Djali më pyet për të atin, mos u mësoni me dhimbjen tonë

0
Gjigandi

Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska ka dhënë një intervistë ekskluzive për ABC News.

Bëjmë me dije se që nga fillimi i pushtimit rus, zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska ka qenë e fshehur me dy fëmijët e saj. Një pyetje e vështirë që djali i saj 9-vjeçar vazhdon të bëjë është se kur do të përfundojë lufta dhe kur do ta takoj babain.

“Për fat të keq, nuk mendoj se asnjë ukrainas do të ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje,” i tha Zelenska bashkë-prezantueses së “Good Morning America” .

Djali i Zelenskës ka vazhduar të pyesë edhe për babanë e tij, presidentin Volodymyr Zelensky, nga i cili ata janë ndarë që nga fillimi i luftës.

“Ne i thamë lamtumirë njëri-tjetrit që në ditën e parë. Dhe gjatë dy muajve të ardhshëm, ne patëm mundësinë të flisnim vetëm përmes telefonit,” tha Zelenska.

RonaTyra

Zelenska tha se ajo nuk ndihet aq e guximshme sa burri i saj, por si zonjë e parë, ajo ndihet e motivuar të “vazhdojë të punojë për të bërë pjesën e saj në mënyrë që t’i afrohen fitores“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu