Rrahu motrën, arrestohet 57-vjeçari në Fier

0
Gjigandi

Një 57-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Ndër të tjera janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Fier/I vuri zjarrin tokës së tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe u shkatërrua rrjeti i vaditjes, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Gj., 25 vjeç, banues në Vajkan, Fier, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Vajkan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore, në pronësi të shtetasve A. M. dhe Y. M., dhe është shkatërruar rrjeti i vaditjes në këtë sipërfaqe toke.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 38 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. K. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

K.Ç., 39 vjeç, banues në Patos dhe A. S., 54 vjeç, banues në Fier, pasi në fshtin Verri, duke drejtuar automjetet e tyre, përkatësisht tip “Toyota” dhe “Frez”, janë pëfshirë në një aksident, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu