Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të Italisë

0
Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të Italisë
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision të këtij viti.

Ajo do të performojë këngën “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale të festivalit evropian, e para në renditje.

Këto ditë, në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe – disa momente prej të cilave janë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Foto: Eurovision/Instagram

RonaTyra

Faqja e Eurovisionit në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e Ronelës sot (e shtunë), të cilat e tregojnë këngëtaren shqiptare krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.

Hajati gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat duke shkruar: “Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”.

Foto: Eurovision/Instagram

Eurovision 2022 mbahet më datë 10 maj (nata e parë gjysmëfinale), 12 maj (nata e dytë gjysmëfinale) dhe 14 maj (finalja e madhe).

/abc24.al/

Foto: Eurovision/Instagram

Foto: Eurovision/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu