Ronaldo shokon Spanjën, i drejtohet lojtarit të Celtas: Keni pranuar para

Ajo çfarë bëri Ronaldo mbrëmë, ka qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore.

Nuk është për dy golat që shënoi në fitoren prej 4:1 ndaj Celta Vigos, por bisedën që kishte me një lojtar gjatë ndeshjes.

Para kësaj sfide, u raportua se Barcelona është e gatshme t’iu japë premi lojtarëve të Celta Vigos vetëm që ta ndalin Real Madridin.

Dhe pikërisht për këtë Ronaldo gjatë ndeshjes akuzon lojtarët e Celta Vigos se kanë pranuar një çantë me para.

Ai e akuzoi Gustavo Cabralin që pati motive të fshehta që ta bënte Ronaldon të kalonte keq gjatë gjithë ndeshjes.

“Çantë, ti… me shumë para”, ishin fjalët e Ronaldos, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Çanta apo valixhja e vogël janë koncepte në Spanjë që lidhen me ryshfet dhe kurdisje të ndeshjeve, që Ronaldo pretendon se kanë pranuar diçka të tillë vetëm e vetëm që t’ia humbin atyre titullin.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtari qëndron në Superiore

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *