Ronaldo mendon largimin, Juventus gjen pasardhësin te Porto

0
Gjigandi

Martesa mes Cristiano Ronaldo-s dhe Juventus-it mund të jetë drejt fundit. Kampioni portugez ka dhënë shenja pakënaqësie kundrejt Sarri-t në javët e fundit dhe fitorja e munguar në Kupën e Italisë e ka përkeqësuar situatën.

Faza finale e kampionatit nuk do të jetë e lehtë për trajnerin e bardhezinjve. Pavarësisht humbjes së Lazio-s dhe shkëputjes në kampionat, mbeten akoma shumë ndeshje për të luajtur, duke përfshirë edhe Champions League.

Dështimi në Champions mund të vulosë largimin nga Torino të Cristiano Ronaldo-s, i cili mund të kërkojë ta fitoë kupën me veshët e mëdhenj me një klub tjetër.

Për këto arsye drejtuesit e Juventus mund të kenë filluar kërkimet për zëvendësuesin e CR7, nëse ky i fundit do të shprehë dëshirën për t’u larguar.  Zgjidhja vjen nga Portugalia, vendi ku po hedh hapat e parë Fabio Silva, në pronësi të Porto-s.

17-vjeçari portugez ka shumë ngjashmëri me Ronaldo-n. Operacioni nuk do të jetë i lehtë, duke parë tendencën e Porto-s për të mbivlerësuar lojtarët e saj; nga ana tjetër, Juventus mund të vendosë të bëjë një sforcim për të siguruar të riun me të ardhme shumë premtuese.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu