Ronaldo lëvdon Zinedine Zidanen teksa Reali i afrohet titullit

0
16

[ad_1]

Cristiano Ronaldo ka përshëndetur menaxhmentin e Zinedine Zidanes pasi skuadra iu afrua më shumë se kurrë titullit me fitore prej 4-1 në udhëtmi te Celta Vigo.

Reali arriti të bëj një hap të madh pasi e mposhti Celta Vigon thellë në udhëtim dhe Ronaldo për këtë ka adresuar lëvdatat te Zinedine Zidane.

“Bosi e ka menaxhuer si duhet situatën gjatë gjithë vitit. Ne kemi skuadër shumë të mirë me të rinj kualitativ dhe të tjerë me përvojë”.

“Unë kam qenë më i pushuar këtë vit në mënyrë që të jem në formë të lartë në fund të sezonit dhe kjo ka funksionuar mirë kur gjërat janë vendimtare”.

“Ne kemi edhe një ndeshje, ne e dimë se duhet të fitojmë”.

“Ne po shkojmë te Malaga për ta fituar ndeshjen, ky është objektivi jonë. Ne jemi Reali, ne duhet të tregojmë se jemi ekipi më i mirë dhe se jemi kampionë”, deklaroi Ronaldo pas ndeshjes ndaj Celta Vigos.

[ad_2]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here