Ronaldo i xhindosur me dy shokë të skuadrës! Flet me presidentin Agnelli

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo ka braktisur ishullin e Madeirës dhe është kthyer te Juventusi në Torino, ku ashtu si Pjanic do të qëndrojë në karantinë për dy javë përpara se të rinisë stërvitjet me bardhezinjtë.

Por, ajo që e ka xhindosur jashtë mase sipas “7 Gold”, programit sportiv, ka të bëjë me irritimin e tij, të cilin ia ka shprehur edhe klubit.

Dy futbollistë ende nuk janë kthyer edhe pse klubi i ka thërritur. Gonzalo Higuain nga Argjentina dhe Adrien Rabiot nga Franca. Nëse për argjentinasin ka një farë jusitifikimi pasi gjendja shëndetësore e të ëmës nuk është e mirë, për francezin asnjë justifikim.

Duhet të ishte si të tjerët në stërvitje ose në karantinë, por nuk ndodhet në Torino. Sjellje që Ronaldo nuk toleron dhe ia ka referuar edhe presidentit Agnelli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu