Ronaldo i mrekullon të gjithë nga Ibiza

0
1270

Cristiano Ronaldo po synon që të luajë në Superkupën e Evropës, e cila luhet me 9 gusht, ndaj Sevillas
Ylli i Real Madridit, Cristinao Ronaldo ka një lajm të mirë për tifozët dhe klubit. Portugezi, i cili është i lënduar nga finalja e Euro 2016, po synon që të luajë në Superkupën e Evropës, e cila luhet me 9 gusht, ndaj Sevillas.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, ylli i Portugalisë, edhe pse në pushime, po punon vazhdimisht që të rikuperohet nga lëndimi dhe të jetë nën urdhërata e Zinedine Zidanes për ndeshjen e 9 gushtit,trasmeton Abc24.al

Kjo do të jetë e komplikuar, por për një lojtar si Ronaldo nuk është e pamundur. Ai ka bërë diçka të pazakontë për një futbollist: ka mbajtur vazhdimisht seanca në një klinik në Ibiza një klinike për të bërë terapi oksigjeni hiperbarike (HBOT).
Ky sistem inovativ shërben për tu shëruar nga ndonjë lëndim, apo për të përshpejtuar krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. /Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here