Ronaldinho do të rikthehet të luaj futboll profesionist në këtë ligë?

0
Gjigandi

Ish futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho po shqyrton mundësinë e daljes nga pensionimi, transmeton Insporti.

Ylli brazilian dëshiron t’i bashkohet ekipt argjentinas Gimnasia y Esgrima La Plata, që drejtohet nga legjenda e futbollit, Diego Maradona.

Ronaldinho, tashmë 40 vjeçar nuk ka luajtur futboll profesionist që nga vitin 2015, kur ishte pjesë e Flumineses, ndaj një rikthim në kampionatin elitar argjentinas duket pak i mundshëm.

Nuk duhet harruar faktin se “Dinho” është ende nën masën e arrestit shtëpiak në Paraguaj pas arrestimit të tij në muajin mars të këtij viti.

Ronaldinho së bashku me vëllaun e tij, Roberto de Assis, i cili është edhe menaxher biznesi u arrestuan me 5 mars për përdorim të pasaportave false.

RonaTyra

Ende mbetet të shihet nëse do të ketë hapa konkret por “El Dia” raporton se Maradona është shumë i interesuar ta këtë yllin brazilian në ekip.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu