Rodolf Xhillari: Opozita kërkon të përdori emigrantët për interesa partiake

29

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i emigracionit në Partinë Socialiste për qarkun Tiranë, Rodolf Xhillari, ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar ditën e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ai e ka cilësuar këtë protestë si një interes i partive opozitare të cilat kërkojnë të përfitojnë në emër të emigrantëve.
POSTIMI I PLOTË:
📌Emigrantët nuk❌ mund të bëhen pjesë e zullumit të partive politike të cilat përfitojnë prej tyre duke i “shpërblyer” me një udhëtim drejt Tiranës me rastin e festave.

Ata, mund të zgjedhin mënyra të ndryshme përfaqësimi në lidhje me kërkesat e tyre sic janë: 📨adresimi i problematikave nëpërmjet komuniteteve përfaqësuese, shoqatave apo dhe përgatitjen e 📝drafteve me propozime.

Duke dal në shesh📢 jo vetëm që nuk zgjidhin problematikat e tyre, por lejojnë të përdoren nga kjo palo opozitë e cila shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme vetëm me qëllim krijimin e situatave të cilat pengojnë realizimin e objektiva që shteti ka në kuadër të zhvillimit dhe progresit të shoqerisë shqiptare.

Është e qartë ajo që duan të arrijnë, në një kohë që opozita nuk ka kauza, sot vendos të sponsorizoj disa autobusa për të bërë zhurmuesin📢🔊 në kryeqytet, por emigrantët nuk janë 1,2,3 apo 5 autobusa.
E gjithë diaspora shqiptare nuk mundet të përfaqësohet kështu, e më tepër te zgjidhi gjë.

Ne e dimë që rruga nuk është zgjidhje, por zgjedhje për interesa të një grupi njerëzish të cilëve nuk ju interesone progresi i një vendi, por regresi.

Aspirojmë të hyjmë në 🇪🇺BE dhe të gjitha këto barriera që ne i vendosim vendit tonë në këtë drejtim nuk janë aspak favorizuese.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments