Robbie Williams bën një veprim të pahijshëm në Kampionatin Botëror

3

Super ylli britanik, Robbie Williams ka hapur ceremoninë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Ai mahniti të gjithë në ceremoninë hapëse me performancën e tij të ‘zjarrtë’ nën shoqërimin e sopranos ruse, Aida Garifullina.

E pas përfundimit padyshim se ajo që tërhoqi vëmendje është gishti i mesit kur Robbie, ia drejtoi kamerës.

Sipas rrjeteve sociale kjo me gjasë është bërë për të gjithë ata që nuk e përcjellin Kampionatin Botëror, edhe pse ende nuk dihet.

Kujtojmë që, Williams performoi hitet “Feel”, “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, para një publiku të jashtëzakonshëm, me 81 mijë shikues. 

You might also like
Comments