Rivaldo tremb Barcelona-n: Kam një ndjesi të keqe…

0
Gjigandi

Pas disfatës së pësuar kundër Osasuna-s ka dy pasiguri të mëdha në shtëpinë e Barcelona-s. E para ka lidhje me sfidën e ardhshme në Champions League kundër Napoli-t.

Skuadra e Gattuso-s ka treguar se është në formë pas rifillimit të kampionatit dhe ka arritur, ndër të tjera, të fitojë Kupën e Italisë kundër Juventus-it.

Lojtarët duket se janë përshtatur më në fund me skemat dhe taktikat e trajnerit dhe përkushtimi i treguar në fushë nga futbollistët tregon vlerësimin e madh që ekziston mes Gattuso-s dhe grupit.

Pasiguria e dytë ka të bëjë me blerjen ose jo të Lautaro Martinez.

Në lidhje me këto dy tema ka folur ish-ylli i katalanasve Rivaldo. Braziliani e ka komentuar me këto fjalë ndeshjen e ardhshme europiane të Messi-t me shokë në një intervistë të dhënë për Betfair:

RonaTyra

“Është një rrezik real, Barcelona mund të eliminohet nga Napoli. Si tifoz dhe ish-lojtar blaugrana, jam me të vërtetë i shqetësuar për këtë sfidë dhe besoj se pjesa më e madhe e tifozëve ndan me mua këtë ndjesi të keqe”.

Në lidhje me Lautaro Martinez:

“Messi dhe Suarez mund të luajnë në një nivel të lartë edhe për pak kohë, kjo do t’i japë një mundësi klubit të kërkojë me qetësi disa alternativa në sulm. Mendoj se është e drejtë të fillojnë të mendojnë për të blerë, nëse është e mundur, një lojtar të ri siç duket se po ndodh për Lautaro-n”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu