“Rindërtojmë rrjetin e pediatrive me standardet më të mira”- Rama poston videon e rindërtimit të Pediatrisë së Durrësit

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook videon ku tregohet rindërtimi i Pediatrisë së Durrësit. Sipas Ramës ky rindërtim tregon ambicien dhe vullnetin e qeverisë për të ndërtuar me punë çdo ditë.

Në shkrimin që shoqëron videon, Rama nuk i kursen akuzat për opozitën të cilët i akuzon për degradim të shëndetësisë gjatë kohës kur ishin në pushtet.

‘Me Pediatrinë e Durrësit, deri dje simbol i degradimit që trashëguam në shëndetësi si kudo tjetër dhe sot model rrezatues i spitaleve pediatrike, që mishëron ambicien e vullnetin tonë, për të ndërtuar me punë çdo ditë #ShëndetësinëQëDuam🇦🇱☀️, ju uroj një ditë mbarë’- shkruan Rama.

Ja postimi i plotë i kryeministrit:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me Pediatrinë e Durrësit, deri dje simbol i degradimit që trashëguam në shëndetësi si kudo tjetër dhe sot model rrezatues i spitaleve pediatrike, që mishëron ambicien e vullnetin tonë, për të ndërtuar me punë çdo ditë #ShëndetësinëQëDuam🇦🇱☀️, ju uroj një ditë mbarë🙏
*Rindërtojmë rrjetin e pediatrive me standardet më të mira, për të garantuar shërbim cilësor për fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor👩⚕️👨⚕️
#FëmijëtTëParët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu