Rikthehet Unikkatil, publikon këngën “Po eci”

0
Rikthehet Unikkatil, publikon këngën “Po eci”
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ditë më parë zgjoi kureshtjen e fansave të tij të shumtë se ai po përgatiste diçka të re.

Dhe, sot (e enjte) Viktor Paloka (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Pas një pauze reperi ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube këngën që mban titullin “Po eci”.

Producent i këngës është vet reperi, i cili po ashtu ka bërë miksimin bashkë me Miles.

I njohur për stilin e këngëve pa videoklip, edhe kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio.

RonaTyra

Padyshim kënga do të mirëpritet nga fansat e tij, cili konsiderohet ndër reperët e parë dhe më të suksesshëm shqiptar.

Kujtojmë që Paloka prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa herë pas here është rikthyer me koncerte në vendlindje.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu