Rikthehet dosja “Babale”/ Mbyllet hetimi për zyrtarët, nuk kanë shpërdoruar detyrën

0
Gjigandi

Gati dy vite më parë dëshmia e Albert Veliut njohur ndryshe në qytetin e tij të lindjes si babale, shkaktoi furtunë në gotën e politikës, dallgë qe pas konstatimit të audio përgjimit si të rremë, u shuan me dënimin e babales dhe të bashkëpunëtorëve të tij për kallëzim të rremë.

Por babale rikthehet sërish, kësaj radhe pas hetimit sekret ndaj dosa zyrtarëve të Shish , policisë dge drejtuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të cilët prokuroria konkludon se nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe ndaj hetimi duhet pushuar. Gjykimi i kësaj kërkese do shqyrtohet këtu në gjykatën e Tiranës dhe pas hedhjes së shortit çështja i ka rënë Lazër Sallakut
Lexim dyshimet se prokuroria nuk bëri detyrën e saj por ja delegoi shërbimit informativ dëshmitarin x i cili me pas rezultoi se sajoi audio përgjimin duke e servirur si bisedë me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, ka qenë objekt hetimi për muaj të tërë në tre prokurori.
Së pari ish-kryeprokurori Besim Hajdarmataj që njoftoi shërbimin sekret për qytetarin që deshi të denonconte sipas tij një grup trafikantësh, e më pas edhe tre agjentë të SHISH që e shoqëruan drejt Vlorës. Por në mbyllje të hetimeve prokurori Armand Gurakuqi thotë se asnjëri nga zyrtarët nuk ka shpërdoruar detyrën pasi për bashkëpunimin mes institucioneve ekziston një memorandum bashkëpunimi i vitit 2013.
Në këtë rast qëllimi i këtij bashkëpunimi shton prokurori në dosjen që Top Channel disponon  ishte verifikimi i informacionit të prezantuar nga Albert Veliu . Gjithashtu prokuroria vlerëson se duhet pushuar hetimi edhe ndaj zyrtarëve të policisë kufitare që dyshoheshin se e ndihmuan dëshmitarin x të arratisej nga Shqipëria drejt Kosovës, ku dhe fillimisht kërkoi azil për t’u larguar në përfundim drejt Hungarisë.
Zyrtarët e shish dhe të prokurorisë janë pyetur njëri pas tjetrit edhe në prokurorinë e kryeqytetit ku edhe rrëfejnë se si e pajisën dëshmitarin x me një pajisje të ngjashme si pult automjeti për të përgjuar bisedën me trafikantët që në finale rezultoi të ishte pa interes ndaj dhe u asgjësua nga shish. Siç rezultoi në një hetim penal babale serviri një bisede me një person që ai pretendoi se ishte vëllai i ministrit të atëhershëm, por në të vërtetë zëri në anën tjetër ishte aktrim nga bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti, edhe ky i dënuar pas përfundimit të hetimeve në atë kohë për audio përgjimin e konsideruar si të manipuluar, prokurori veçoi çështjen e shpërdorimit të detyrës ndaj zyrtarëve të shish për të verifikuar rregullshmërinë e veprimeve të tyre. Kjo dosje u mbaj mbi një vit nga prokurori Armand Gurakuqi i cili i kërkon gjykatës të pushoje hetimet.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu