Rikthehet aktori i humorit, pjesë e “Big Brother Vip”?

0
Gjigandi

Aktori i humorit Elvis Pupa, ka trazuar rrjetin me një postim të bërë së fundmi. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, por prej vitesh mungon në ekranet shqiptare.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai ka lënë shumë dyshime për rikthimin e tij në ekranet shqiptare. Madje, kanë nisur edhe aludimet se ai mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip.”

Postimi i Elvis Pupës:

“Respekte!

Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

RonaTyra

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje:

Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Te marketi i lagjes?
Në autobusin e unazës?
Apo në ndonjë reality-show…?

Më thoni, që t’ju them”.

Pupa ka punuar jo pak vite në “Top Channel”, fillimisht në “Portokalli” dhe më pas në “Digitalb” për programin e tij “M’fal për shprehjen”.

Pas vendosjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pupa u rikthye në Shqipëri për një “One man show” fillimisht dhe më pas për emisionin e tij pikërisht në “Digitalb” gati para pesë vitesh.

Në 2018-ën u tha se do të rikthehej pas 10 vitesh mungesë në “Portokalli”, lajm që ai e mohoi në mënyrë kategorike nga SHBA-të. Në një reagim në profilin e tij në “Instagram”, Elvis Pupa njoftoi se nuk e kishte aspak ndër mend të merrej me projekte artistike momentalisht, pasi ndodhet në Amerikë.

Nga viti 2009 e në vazhdim jeton në SHBA dhe në mars të vitit 2011 formoi kompaninë e produksionit “Elvis Production”. Produksioni i parë i kësaj kompanie ishte komedia “Legjenda e fundit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu