Rifillojnë zyrtarisht fluturimet/ TIA: Nisjet nga Shqipëria të kufizuara, lejohen vetëm…

0
Gjigandi

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet nga aeroporti i Rinasit por me kufizime.

TIA paralajmëron se nuk lejohen nga Shqipëria të udhëtojnë jashtë, por vetëm rezidentët apo nënshtetasit në BE që janë bllokuar në Shqipëri.
Po ashtu apelohet që udhëtarët të respektojnë protokollet e higjinës, me masa të detyrueshme për t’u mbajtur.
Fluturimet janë si më poshtë:
🛬Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
🛬Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.
Vijon….

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu