Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

0
Gjigandi

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se këtë javë janë realizuar edhe dy fluturime të riatdhesimit nga Turqia në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të ambasadës, përmes këtyre dy fluturimeve, në Kosovë janë kthyer 300 persona, të cilët në muajt e fundit kanë mbetur në Turqi ose vendet fqinje për shkak të pandemisë me koronavirus.
Pas lehtësimit të masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit, secili person që hyn në territorin e Kosovës, duhet të ketë dokument që vërteton se nuk është i infektuar me këtë virus, apo në të kundërtën është subjekt i vetizolimit për shtatë ditë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar deri më tani 1,147 persona të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi në gjithë territorin e Kosovës.
Prej tyre, 874 janë shëruar, derisa 30 pacientë kanë vdekur.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu