Reshjet e shiut në Shkodër, 1100 Ha tokë të mbuluara nga uji

0
Gjigandi

Që prej ditës së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, reshje të dendura shiu dhe dëbore, ndërsa zonat më të prekura ishin Lezha dhe Shkodra.

Në qarkun e Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur është 1100 hektarë. Në rrugën e Obotit ka prezence uji deri në 55 cm. Ndërkohë sipas Emergjencave të Bashkisë Shkodër ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Njoftimi:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 20.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm me orën 18.00 të datës 19.01.2023 (kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m me një rritje prej 5 cm me orën 18.00 të datës 19.01.2023 (kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1100 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 të datës 19.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e përmbytur.
Rruga e obotit ka prezencë uji 55 cm, e pandryshuar me orën 18.00 e datës 19.01.2023
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu