Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

0
Gjigandi

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 21ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 28ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga rebeshe shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 26ºC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu