Reprezentusi i Kosovës ndëshkoi kampionin e Holandës

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, në çastet e fundit e ndëshkoi kampionin në fuqi të Holandës, PSV-në, duke ia mohuar fitoren! Twente para shikuesve të saj barazoi me rezultat 2:2 me PSV-në, në ndeshjen e javës së 29-të. Kur pritej se PSV do të importoi tri pikë, Enis Bunjaku asistoi për Celinën i cili shënoi për rezultatin 2:2 pikërisht në minutën e 90+2. Ky është goli i pestë i Celinës në kampionatin holandez.

Celina asistoi në golin e parë kur Unal shënoi në minutën e 7-të. Për PSV-në shënuan: Locadia (17’) e Moreno (50’). PSV është në vend të tretë me 65 pikë, kurse Twente renditet i shtati me 42 pikë. Celina luajti titullar, kurse Bunjaku u aktivizua në minutën e 82-të.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtari qëndron në Superiore

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *