Renditja tabelor pas javës së 30-të në Superligën e Kosovës – Drita gjithnjë më afër titullit

0
Gjigandi

Ka përfunduar edhe java e 30-të në Superligën e Kosovë, me disa përballje mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Dritës që përfundoi 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kur u mendua se bardhekaltrit mund të fitonin në shtëpi, gjilanasit u treguan se përse janë lider, duke luftuar për tri pikë deri në fund të takimit, mirëpo që morën vetëm një mjaftë të vlefshme.

Takim mjaftë interesant pritej edhe ai në mes të Feronikelit dhe Ballkanit që u zhvillua sot (e hëne), mirëpo suharekasit edhe pse fituan 1-0, nuk dukej si takim i nxehtë si në letër.

RonaTyra

Në anën tjetër, Gjilani ka mposhtur 2-0 Drenicën për të vazhduar kështu në garë për titull, e fitore ka marrë edhe Llapi 1-0 ndaj Flamurtarit.

Befasinë e kësaj xhiroje e shkaktoi Dukagjini që edhe pse të rënë në Ligën e Parë, mposhtën 3-2 Trepçën ’89 që po lufton për mbijetesë.

Ferizaj mposhti në udhëtim Vushtrrinë 3-1, mirëpo të dy skuadrat tashmë kanë rënë nga elita e futbollit të kosovës.

Ku kanë mbetur edhe tri javë për t’u zhvilluar, Drita vazhdon të kryesojë me 65 pikë, Ballkani në të dytin me 62, Gjilani në të tretin me 61, derisa Prishtina duket disi si e dorëzuar në garë për titull me 58 sosh.

Më poshtë keni tabelën e plotë të Superligës së Kosovës pas 30 xhirove të zhvilluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu