Rëndësia e njerëzve “terapeutikë”, 7 cilësi për t’i njohur ata

0
Gjigandi

Jeni shoqëruar ndonjëherë nga njerëz alegro, inkurajues, me shpirt argëtues, të aftë t’ju bëjnë të ndiheni mirë qoftë edhe duke i pasur pranë? Këta njerëz, cilësohen pothuajse “terapeutikë”, pikërisht sepse duken se ia dalin t’ju transmetojnë kaq shumë mirëqenie.

Secilit prej nesh i ka ndodhur të ketë pranë një njeri të tillë. Por çfarë fshihet pas gjithë kësaj mirëqenieje, që duket sikur ju “përqafon” edhe ju? Me sa duket ekziston një shpjegim biologjik i këtij fenomeni, që njihet nën emrin “empati”.

Me empati nënkuptojmë atë fenomen me të cilin ia dalim të imitojmë dhe të ndjejmë ndjenjat e të tjerëve, deri në atë pikë sa e vëmë veten në vendin e tyre, falë aktivizimit të neuroneve pasqyrë. Kjo do të thotë se si ne dhe ndjenjat tona ndikohen nga marrëdhënia që kemi me të tjerët. Pa e ditur i bëjmë tonat ndjenjat e tyre.

Ekspertë si John Mattone na ftojnë pikërisht për këtë arsye që të hyjmë në kontakt me një ambient të shëndetshëm, ku mund të krijojmë marrëdhënie pozitive, të mundura vetëm nëse zgjedhim të rrethohemi nga njerëz ‘terapeutikë’, sepse pozitiviteti i tyre do të bëhet edhe i yni, pikërisht për efektin e aktivizimit të neuroneve të tilla. Është njësoj si të ekzistojnë një fije që na lidh me të tjerët, duke qenë se jemi biologjikisht të predispozuar për ta bërë.

Ndaj detyra jonë duket se është që të zgjedhim të përshkojmë udhëtimin tonë me njerëz që mund të na transmetojnë një energji të mirë, sepse shëndeti ynë mendor do të varet edhe nga ajo. Pyesni veten se çfarë ndjeni kur jeni me miqtë tuaj. Ndjeni se ju duan dhe ju pranojnë, ndjeni kënaqësi kur qëndroni me ta? Mirë, është pikërisht kjo gjë që ndodh kur njerëzit “i bëjnë mirë” shëndetit tonë mendor.

RonaTyra

Disa studiues të “Brigham Young University”, në Shtetet e Bashkuara duket se kanë treguar, pas një studimi me 300 mijë njerëz, se si marrëdhëniet që ndërtojmë mund të kryejnë edhe funksion mbrojtës, sepse duket se aktivizojnë sistemin imunitar dhe ulin rrezikun nga sëmundjet psiko-fizike. Për të konfirmuar këtë teori vjen në ndihmë edhe një tjetër studim i botuar në “Journal of Epidemiology and Community Health”, i kryer me mbi 1500 persona, të cilët duket se kanë treguar se njerëzit që kanë shumë miq përfaqësojnë 22% më pak rrezik vdekjeje se sa të tjerët.

Me një tjetër studim, të realizuar në vitin 2006 pranë Universitetit të Kalifornisë, me mbi 300 femra që vuanin nga tumori i gjirit, është treguar po ashtu se femrat që kishin një jetë të varfër sociale dhe pak miq, kishin katër herë më shumë mundësi të vdisnin për shkak të sëmundjes së tyre, krahasuar me ato që kishin marrëdhënie shoqërore të kënaqshme. Të kesh miq, edhe pak, por mbi të gjitha miq të mirë, është jetësore, sepse duket se ata mund të ndryshojnë funksionimin e disa zonave të trurit tonë, sidomos të asaj të kënaqësisë.

Cilat karakteristika duhet të ketë një njeri sa të quhet “terapeutik”? Më poshtë po ju tregojmë shtatë prej tyre:

1. Janë njerëz që u pëlqen të dëgjojnë dhe jo për të gjykuar apo manipuluar. U pëlqen të vëzhgojnë të tjerët ashtu siç janë, pa filtra dhe pa asnjë pretendim për t’i ndryshuar, sepse kanë respekt për historinë e të tjerëve.

2. Janë njerëz që krijojnë vazhdimësi me atë që mendojnë dhe thonë nëpërmjet veprimeve të tyre. Koherenca duket se është pika e tyre më e fortë.

3. Janë njerëz që duan t’i njohin të tjerët, por pa qenë ‘mbytës’, sepse dinë se si të respektojnë hapësirën dhe kohën e të tjerëve.

4. Janë njerëz me një inteligjencë ekstreme dhe me një vlerë të lartë njerëzore, gjë që i dallon ndër të tjerët.

5. Janë njerëz pozitivë, që e shohin jetën me syrin plot. Janë kaq shërues sa mund të adhurojmë shoqërinë e tyre deri në atë pikë sa t’i kërkojmë vazhdimisht.

6. Janë njerëz mbrojtës dhe në shoqërinë e tyre momentet negative kanë një peshë tjetër, sepse ata kanë aftësinë për të të ngritur moralin me një inteligjencë dhe mirësjellje absolute.

7. Janë njerëz që transmetojnë ndjenja të shëndetshme dhe të përfshiheni nga humori i tyre është e paevitueshme.

Të kesh pranë njerëz optimistë, dhuron optimizëm, për shkak të neuroneve pasqyrë. Dhe të kesh pranë njerëz pesimistë, njësoj, për të njëjtin mekanizëm biologjik, mund të na çlirojë po ashtu pesimizëm.

Është e qartë se ju takon juve të zgjidhni se çfarë doni për jetën tuaj. Duke pasur parasysh që këta janë njerëz që ia dalin të sjellin dritë dhe shumë mbështetje për të gjithë dhe për këtë arsye është e nevojshme vetëm të mësoni prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu