Regjisori i “The Shape Of Water” njofton se është divorcuar

10

Pak ditë pasi mori çmimet për regjinë më të mirë dhe filmin më të mirë me “The Shape Of Water” në Oscar, regjisori Guilermo del Toro ka bërë të ditur lajmin për divorc.

Regjisori meksikan ka njoftuar se është divorcuar nga gruaja e tij Lorenza Newton vitin që shkoi, mirëpo nuk e kishte bërë publik lajmin. Lidhur me divorcin del Toro ka folur në një intervistë për revistën “Reforma”, ku ka thënë se ishte ndarë nga Lorenza në shkurt të vitit të kaluar mirëpo vetëm pak persona e dinin këtë.

Ish çifti janë prindër të dy vajzave, Marisa dhe Mariana.

Sa i përket Kim Morgan, e cila është skenaristja e “The Shape Of Water”, që e shoqëroi në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscar, Guilermo ka thënë se janë miq të mirë dhe se ajo nuk është arsyeja e divorcit.

You might also like
Comments