Reforma Zgjedhore/ Ruçi takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës

0
Gjigandi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, sipas kërkesës së tyre për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

Në takim ishin të pranishëm Myslim Murrizi, kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur, dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e Reformës Zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen e votohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, është është institucioni legjitim për të realizuar Reformën Zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibilitetin e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu