Recetë/Sallatë me pjeshka dhe domate

0
Gjigandi

Përbërësit

200 gr domate qershi
Një dorë rukola
2 pjeshka të prera në feta
100 gr djathë kaçkavall
3 lugë uthull molle
1 lugë pesto
5-6 lugë vaj ulliri
Kripë
1 lugë mustardë

Përgatitja
Pjeshkat dhe djathin kaçkavall i skuqim në një zgarë me pak vaj. Shtrojmë në pjatë rukolan dhe domatet e prera në mes. Vazhdojmë me djathin dhe pjeshkat. Përgatisim salcën duke rrahur uthullën me vajin, peston, kripën dhe mustardën. Ia shtojmë sallatës bashkë me pak fara susami lart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu