Reali rikthen vëmendjen te mesfushori

0
Gjigandi

Fabian Ruiz vijon të jetë një nga objektivat e merkatos verore për Realin e Madridit, por Florentino Perez nuk është gati të kënaqë dëshirën e De Laurentiis, që për kartonin e mesfushorit të talentuar spanjoll kërkon plot 100 milionë euro.

Pikërisht për këtë arsye, njerëzit e merkatos në Madrid kanë ofruar në në negociata të përfshihet edhe kartoni i njërit mes Luca Jovic dhe James Rodriguez, për të ulur sa më shumë shumën që duhet paguar kesh.

Që të dy këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane dhe pritet të lënë Madridin gjatë kësaj vere, ndërsa tashmë gjithçka është në dorë të Gattusos për të zgjedhur se cili do te më i përshtatshëm për skemat e tij.

Megjithatë burime për mediat italiane konfirmojnë se vetë trajneri napolitan vijon të këmbëngulë për të mbajtur në skuadër Fabian Ruiz, të cilin e konsideron shumë të rëndësishëm, por duket se vetë 22-vjeçari spanjoll po shtyn për një rikthim në atdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu