Reali i fitoreve, vazhdon në krye të La Ligas

[ad_1]

Los Blancos ishin më të mirë edhe pse e filluan ndeshjen pa disa nga lojtarët kryesor.

Goli i parë në takim edhi nga James Rodriguez në minutën e 15-të.

Pas golit nga kolumbiani ishte koha për spektakël nga Alvaro Morata, i cili me dy gola të shpejt (18’, 23’) e thelloi epërsinë e mysafirëve.

Vendasit befasuan duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Gabriel (32’) dhe Lucianos (34’) dhe me rezultatin 2-3 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë edhe një herë në skenë doli Morata, i cili realizoi në minutën e 49-të.

Me këtë rast ai u bë spanjolli i parë që shënon het-trik për Realin që nga viti 2009, në atë kohë Raul ndaj Sevillas.

Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 71-pikë, i ndjekur nga Barcelona me 69, por katalunasit kanë një ndeshje më shumë. Kurse Leganes vazhdojnë në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Atletico Madridit.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *