Real Madrid refuzon 80 milione euro per Alvaro Morata

Real Madrid, para se te merrte vendimin per te mbajtur Alvaro Morata, ka refuzuar nje oferte prej 80 milione eurosh. Morata eshte kerkuar nga Chelsea dhe Arsenal, mes ekipesh te tjera, pasi madrilenet vendosen te ushtronin te drejten per ta riblere lojtarin nga Juventus per 30 milione euro. Te enjten e kaluar, menaxheret e Morata jane takuar me drejtuesit e Real, te cilet kane refuzuar nje oferte prej 60 milione eurosh. Te henen, nje tjeter oferte prej 80 milione eurosh, e bere nga nje klub emri i te cilit eshte mbajtur sekret, ka pasur te njejtin fat si oferta e pare. Ne fillim pritej qe kampionet e Europes ta shisnin menjehere 23-vjeçarin, por Zinedine Zidane ka bindur presidentin Florentino Perez se lojtari ka nje te ardhme ne Madrid.

Trajneri francez dhe presidenti i “Los Blancos” kane besim te sulmuesi dhe kane siguruar lojtarin e kombetares spanjolle se ai do te kete mundesi te barabarta me lojtaret e tjere per te fituar nje vend ne formacionin titullar sezonin e ardhshem. Alvaro Morata dhe perfaqesuesit e tij jane bindur edhe per shkak te zgjedhjeve te bera nga Zidane ne sezonin e kaluar, i cili i ka dhene nje mundesi te riut Lucas Vasquez para nje lojtari te afirmuar si James Rodriguez. Ish-lojtari i Juves do te rivalizoje me Karim Benzema per te siguruar vendin e qendersulmuesit./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *