Reagon Policia për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku

0
Gjigandi

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua në spitalin privat “Contintental” pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim.

Pasi lajmi u publikua fillimisht në media, Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim:

RonaTyra

A.K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Sipas informacioneve të para, Kajmaku vuan nga sëmundje kardiake, tensioni dhe diabeti, çka ka bërë që të shkojë në spital pavarësisht se ishte në kërkim nga drejtësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu