Reagon edhe Monaco: Anulimi i Ligue 1? Skenar që të gjithë donim ta shmangnim

0
Gjigandi

Nuk kanë të ndalur reagimet lidhur me vendimin e LFP.

Sot, LFP ka vendosur që t’i jap fund kampionateve të futbollit në Francë, përfshirë këtu edhe Ligue 1.

Reagimet për këtë vendim ka qenë të shumta, si pro ashtu edhe kundër, përfshirë skuadrat e mëdha si PSG e Olympique Lyon.

Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga AS Monaco, saktësisht nga zv.presidenti Oleg Petrov, i cili ka theksuar se këtë vendim donin ta shmangnin të gjithë.

“Ky është një skenar që Monaco, njësoj si shumica e skuadrave në Ligue 1, dëshironin ta shmangnin. Edhe nëse ne dëshironim të rifillonim sezonin, ne përkrahim vendimin në kushte jashtëzakonisht komplekse, pasur parasysh kontekstin shëndetësor, me konsekuencat ekonomike dhe një realitet që duhet ta përballojm së bashku”, ka thënë Petrov, transmeton lajmi.net.

RonaTyra

“Ne na vjen keq për këtë renditje sepse kemi pasur ambicie për më mirë. Gjatë këtij sezoni, ne kemi pasur tentime të shumta edhe për riorganizim, përforcim në merkaton, në mënyrë që të përmirësojmë gjërat dhe të kualifikohemi për kupat evropiane”, ka thënë ndër të tjerash zv.presidenti i Monaco.

Lidhur me vendimin e LFP ka folur edhe ministrja e sportit, e cila u ka bërë thirrje skuadrave që nuk janë të kënaqura që të dërgojnë vendimin në gjykatë, nëse ato duan të bëjnë ashtu. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu