Rashica kërkohet nga disa skuadra

0
Gjigandi

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen. Sulmuesi shqiptar i ka bërë të ditur klubit gjerman se dëshiron të ndryshojë skuadër për të nisur një tjetër aventurë.

Mediat italiane bëjnë me dije se Milani e pëlqen shumë lojtarin dhe kanë nisur negociatat me Altin Lalën që është menaxheri i futbollistit. Rashica kërkohet gjithashtu nga Leipzig dhe Napoli dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin tjetër.

Werder Bremen kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij, por mund të pranojë edhe një shumë më të vogël.

Merkato e verës pritet të jetë e nxehtë për lojtarin e Kosovës që pasi ndihmoi skuadrën e tij të qendronte në Bundesligë kërkon të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu