“Rashford është në një nivel me Kylian Mbappen” – kështu mendon Louis Saha

0
Gjigandi

Louis Saha ka thënë se Marcus Rashford dhe Kylian Mbappe janë në një nivel të njëjtë në aspektin e kualiteteve që posedojnë.

Sulmuesi anglez ka shënuar 19 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 32 paraqitje të zhvilluara te Manchester United në këtë edicion.

Në anën tjetër, Mbappe do të luajë tani vetëm në Ligën e Kampionëve shkaku që Ligue 1 ka përjashtuar edicionin.

Kampioni i Botës ka arritur të shënojë 18 gola në 20 paraqitjet e bëra në këtë sezon te Paris Saint-Germain, ndërsa në Ligën e Kampionëve eliminuan Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 3-2.

RonaTyra
Image

 

“Në aspektin e cilësive, Marcus dhe Kylian janë të ngjashëm. Kylian është një lojtar që i pëlqen të luajë lojën e shpejtë dhe ka një shpejtësi fantastike”, ka thënë Saha.

“Një gjë të tillë e ka edhe Rashford që pëlqen të vrapojë dhe të krijojë sa më shumë hapësira në fushë”.

“Në kualitetet që posedojnë, ata janë të ngjashëm dhe nuk mund të dallosh asnjërin nga loja e tyre”, ka shtuar më tej ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu