Raportohet për një shtatzëni të mundshme të saj – Arta Nitaj dëshmon përmes fotografive barkun e …

0
Raportohet për një shtatzëni të mundshme të saj – Arta Nitaj dëshmon përmes fotografive barkun e …
Gjigandi

Është raportuar të premten në disa media se bukuroshja Arta Nitaj është shtatzënë.

Vet Arta nuk i ka komentuar këto raportime, gjersa i vetmi kontakt që mbajti me fansat është ai përmes rrjetit social Instagram.

Mbrëmjen e së premtes, Nitaj publikoi në InstaStory një imazh nga plestra, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit dhe në theks të veçantë barkun e saj të sheshtë.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

RonaTyra

Kjo u pa si një sinjal nga ndjekësit që bukuroshja po tenton të përgjigjet ndaj raportimeve, duke thënë se nuk ka ndonjë shtatzëni – apo së paku nuk duket se ka për momentin.

Aq më tepër, Arta e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, nuk është përfolur për ndonjë lidhje të ditur për publikun.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Të vetmet raste kur pati diçka konkrete ishin lidhja me djalin e ish-presidentit Thaçi, Endritin dhe këngëtarin Bruno – por që të dyja qenë lidhje jetëshkurtëra.

Arta përndryshe mori famë nga paraqitja e saj në serialin “O Sa Mirë”, për të vazhduar më pas si prezantuese në disa formate televizive.

/abc24.al/

Foto: Arta Nitaj/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu