Ranieri: Ja pse Vardy nuk tradhtoi Leicester City

Trajneri italian Claudio Ranieri ka folur për herë të parë për rinovimin e kontratës të Jamie Vardy me skuadrën e Leicester City.

Në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, Ranieri thekson se veprimi i Vardy për të qëndruar në Leicester City është një mesazh i madh për lidhjen që ka lojtari me këtë vend.

“Vardy mund të ishte transferuar te Arsenali dhe do të përfitonte më shumë para dhe imazh më të lartë. Por ai zgjodhi të qëndrojë te Leicester duke treguar lidhjen e tij të ngushtë me këtë klub”, u shpreh Ranieri.

Arsenali kërkonte me ngulm 29-vjeçarin britanik i cili zgjodhi mos largohet nga ‘dhelprat’, shkruan ‘Goal’.

Vardy zhvilloi një sezon fantastik duke shënuar 24 gola në 36 paraqitje me Leicester i cili në fund të sezonit u shpall kampion në Premier League.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *