“Ramavirusi po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë”/ Basha takim me sipërmarrës të vegjël

0
Gjigandi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një takim me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.

“Ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë”, u shpreh Basha.
Sipas kryeopozitarit, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë, drejt falimentit.
“Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterojnë mundësitë për të mbijetuar. RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale. Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi. Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, deklaroi Basha.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu