Rama sulmon Bashën dhe Berishën: E kanë mendjen të eleminojnë njëri-tjetrin

0
Rama sulmon Bashën dhe Berishën: E kanë mendjen të eleminojnë njëri-tjetrin
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama nga Rrogozhina ka sulmuar Berishën dhe Bashën. Ai tha se qëllimi i tyre i vetëm është t’i tregojnë njëri-tjetrit se kush ka më shumë vota. Sipas tij, Basha dhe Berisha mendojnë vetëm të eleminojnë njëri-tjetrin.

Rama: Ata nuk vijnë këtu për të bërë ndonjë punë. Ata këtu i sjellin të tjerë nga Tirana të cilët dhe ata atje në Tiranë nuk e kanë mendjen të bëjnë ndonjë punë.

E kanë mendjen vetëm të eleminojnë njëri-tjetrin. Kacafyten dy njerëz që nuk kanë asnjë qëllim tjetër po si të eleminojnë tjetrin dhe e kemi parë që gjithë lufta e tyre është kush nga të dy do marrë më shumë vota që të thotë “ja e sheh që unë kam më shumë vota se ty.” Natyrisht që gjërat mund të mos ndryshojnë aq shpejt sa duam, natyrisht jo gjithçka mund të ndryshoje vetëm për mirë, natyrisht që sa më shumë e shohim që gjërat mund të bëhen, aq më shumë ne duam që më shumë gjëra të bëhen. Por gjërat ndryshojnë, për mirë ose për keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu