Rama: Nga kjo datë hapen kufijtë tokësorë

0
Gjigandi

Kryeministri Rama nëpërmjet një video live në Facebook është shprehur se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor.

“Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy?

“Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera.

“Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet,” ka thënë Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu