Rama mbërrin në New York, pritet nga shefi i OKB-së Antonio Guterres

0
Rama mbërrin në New York, pritet nga shefi i OKB-së Antonio Guterres
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se ka mbërritur në New York ku është pritur në takim nga Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Rama i shoqëruar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes nga Shqipëria të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë”, ka shkruar në Facebook Rama, duke shpërndarë edhe pamjet e para të vizitës së tij.

Ai shtoi se me Sekretarin e Përgjithshëm u diskutua për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme, paraditen e 2 qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresioni të Rusisë kundër Ukrainës.

RonaTyra

“Vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Debati i kryesuar nga Kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Takimet e kryesuara nga Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror, të tillë si: debat i hapur drejtuar nga Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor); sesion informimi, drejtuar nga Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian (16 qershor); debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, NY (28 qershor)”, shton ministria.

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në tetor 2023.

Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, siç është lufta në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit në New Jork, Rama dhe Xhaçka do të priten në takime edhe nga ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpenësisë që Shqipëria dhe SHBA kanë lidhur me Ukrainën.

Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu