Rama: Kemi nevojë që ta njohim dhe vlerësojmë më mirë figurën e Skënderbeut

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me autorin Aurel Plasari dhe të rinj, në 555-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të cilin ai veproi.

Sipas Ramës, kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e Skënderbeut.

“Unë nuk mund të shtoj gjësend në aspektin shkencor të hulumtimit, por mbase mund të shtoj diçka në këtë përgjigje, duke e lidhur me diçka që Aureli e tha pak më parë, që Skënderbeu na qenka një mit që e ushqeu dhe e ngriti lart komunizmi. Me këtë reagimin që ju përmendet, ka lidhje edhe kjo. Pra, një lloj kundërveprimi komplet në terr, në emër të një çlirimi nga hija e rëndë e një figure që na e paska imponuar komunizmi.

Nuk mendoj që Skënderbeu ka nevojë për një fushatë për ta mbrojtur. Por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të cilin ai veproi, sepse ka kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e tij dhe libri është një ndërgjërat më të vyera që janë shkruar në gjuhën shqipe”, theksoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu