Rama i përgjigjet opozitës: Meqë dëgjoni llafe shumë nga ata që e zhytën Shqipërinë…

0
23
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për borxhin publik, duke publikuar krahasimet e shifrave të vitit 2006 deri në 2013, dhe nga 2014 e deri sot.

Sipas Ramës, borxhi publik është ulur nga 60 miliardë lekë në 46 miliardë lekë.

Ndërsa investimet për të njëjtën periudhë janë rritur nga 70 miliardë në 79 miliardë lekë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Rama.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu