Rama e quajti të vdekur, Berisha: Do ta çoj politikisht atje ku e meriton

0
Rama e quajti të vdekur, Berisha: Do ta çoj politikisht atje ku e meriton
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha, përballë moderatorëve Erion Kristo dhe Ornela Gaçe, ka folur për situatën politike në Shqipëri, por dhe për deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

I pyetur nga Gaçe dhe Kristo për komentet e Ramës, i cili e cilësoi të vdekur ish-kryeministrin, se cili do të jetë mesazhi i tij për të gjallët, Berisha tha se ai do ta nisë politikisht kundërshtarin e tij politik atje ku e meriton.

Pjesë nga biseda:

Gaçe: Do flasim pak për Kongresin, kjo ishte ngjarja më e madhe që ndodhi për partinë kundërshtare, ku zoti Rama ju thirri me qindra herë të vdekur, madje dhe përkrahësit tuaj të vdekur, keni ndonjë përgjigje për të gjallët?

Berisha: Kur njeriu futet në një spirale të tillë do të thotë se ai jeton me lugetër me fantazma dhe është afër finales së tij politike, ditëve të fundit të tij në politikë. Unë nuk flas për jetëgjatësi biologjike, por ai lajmëroi në Kongresin e tij hyrjen në një spiral të tmerrshëm politik për të. Dy qenë momentet, e para mohimi i opozitës, që është përpjekja e një njeriu të tmerruar për të shpëtuar nga makthet që i krijojnë opozita e vërtetë atij dhe rikthimi i njeriut që ka të gjithë trashëgiminë, të gjithë potencialin për ta nxjerrë atë nga skena politike. Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën.

RonaTyra

Kristo: Por edhe ai ju ka mundur?

Berisha: Një herë.

Kristo: Një herë po ajo ishte hera më e rëndësishme.

Berisha: Në rregull, nuk po them jo. Por e kam mundur, sepse ai nuk ka rregulla. Ai në vitin 20009-të duhet të largohej, pasi ai ndryshoi statutin. Unë nuk e kisha të shkruar në statut që kryetari kur humbet zgjedhjet jep dorëheqjen, ai e kishte të shkruar në statut, që kur kryetari humbet zgjedhjet.

Gaçe: Cila është përgjigja juaj për të gjallët, se ai ju quajti të vdekur?

Berisha: Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton.

Gaçe: A ekziston Shqipëria që flet Rama?

Berisha: Shqipëria që thotë Rama ekziston vetëm në realitetin e tij. Realiteti i tij është një realitet që nuk ekziston.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu