Rakitic: Jemi të përgatitur për orarin e ngjeshur të tri garave

[ad_1]

Ivan Rakitic beson se Barcelona janë të përgatitur mirë për një orar të ngushur të sezonit i cili i sheh ata të luftojnë në tri fronte, La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëv.

Katalanasit kanë edhe tetë ndeshje të mbetura në ligë, ku ata do të shpresojnë që të arrijnë Real Madridit në luftën për titullin e kampionatit.

Krahas kësaj, Barça ka edhe ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ndërsa ende kanë për tëluajtur edhe një finale të Copa del Rey kundër Alavesit.

Megjithatë, mesfushori kroat, Rakitic, pas fitores ndaj Sevillas ka deklaruar se skuadra është e përgatitur mirë për orarin e ngjeshur qe

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore, sepse ne kemi bërë shumë mirë”, ka fillimisht thënë Rakitic pas fitores 3-0 të mërkurën ndaj Sevillas.

“Në veçanti, ne kemi luajtur futboll të mirë në pjesën e parë dhe e merituam të fitojmë”.

“Tani ne e dimë se çdo tre ose katër ditë kemi një lojë të vështirë dhe ne e dimë se duhet të jemi të përgatitur mirë për këtë sfidë”.

“Tripleta? Do të shohim. Ne duam të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të luajmë në mënyrën që kemi bërë kundër Sevillas”, përfundoi kroati.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *